Thirrja e frikshme e Ramës: Mos shihni lajme!
I ftuar në Xing, Kryeministri Rama ka bërë një thirrje të frikshme për publikun.

Ai i ka ftuar qytetarët që për një javë të bojkotojnë emisionet e debateve politike, edicionet e lajmeve dhe portalet online.

Sipas tij, kjo gjë do të bëjë që ata ta shohin situatën ndryshe.

Por në fakt, thirrja e Kryeministrit mbetet e gabuar që në thelb pasi po kërkon që në këtë mënyrë të shmangë përballjen e publikut me realitetin politik, pamja e së cilës tashmë duket e errët nga skandalet e shumta.

Në një kohë kur informacioni është kthyer në një ushqim të përditshëm dhe të nevojshëm, kërkesa a e Ramës duket si një thirrje moderne diktatoriale. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2019, ora 23:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori