Thirrja e fortë e Berishës: O sot, o kurrë të përmbysim Ramën!
Pëlqej
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një thirrje të fortë lajmëve se në Shqipëri do të ngrihet një kamp që do të presë qindra mijëra refugjatë.

Por ndërkohë që Rama ka mohuar të gjithë zërat, sot Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, ka propozuar që krerët e BE-së të krijojnë "platforma rajonale të zbarkimit”"jashtë Bashkimit Evropian.

"Mes vendeve të mundshme partnere janë Tunizia dhe Shqipëria, por zyrtarët thonë se është shumë shpejt që të spekulohet per kete"- thuhet ne artikullin e Politico.eu.

Ish-kryeministri Sali Berisha bën thirrje për të rrëzuar nga qeveria kryeministrin Rama.

"O sot o kurre duhet te permbysim Edvin Kristaq Rames, Jorgo Zografin e dyte!"- shkruan Berisha në Facebook.

Postimi i plotë i Berishës:

O sot o kurre duhet te permbysim Edvin Kristaq Rames, Jorgo Zografin e dyte!

Ky antishqiptar, kriminel pa atdhe per karrigen e tij eshte gati te beje gjithçka:
Te shes detin!
Te shes token!
Te pranoj qindra mijera ish terroriste te ISIS ne Shqiperi!
Te perze nga Shqiperia rinine, te ardhmen e saj!

O sot o kurre duhet te ngrihemi dhe te shporrim kete kalbesire, Jorgo Zograf te dyte nga sundimi shitja e Shqiperise, interesave jetike, vetiake dhe kombetare te shqiptareve! sb /albeu.com/

Shtuar më 20/06/2018, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori