Thirrja e dëshpëruar e nënës për 19-vjeçaren shqiptare: Të gjithë rrimë me sytë nga dera
Prej më shumë se 1 jave, vajza e re shqiptare Artemisi, është zhdukur pa asnjë gjurmë.

"Të gjithë e duam dhe rrimë me sytë nga dera e hapur duke pritur Artemisin të hyjë. Dera është e hapur pasi po pret vajzën", thotë e dëshpëruar nëna e 19-vjeçares shqiptare, gjurmët e së cilës janë zhdukur prej një jave.

Kërkimet Artemis Vasilin vijojnë pa u ndalur ndërsa familjarët kanë bërë shpesh thirrje që çdo person që ka informacion të njoftojë menjëherë autoritetet.

Ditën e djeshme, babai i saj tha se janë përpjekur të kontaktojnë me 24-vjeçarin me të cilin pati një romancë, por nuk morën asnjë përgjigje.

Hera e fundit që u pa Artemis ishte e premtja kur së bashku me një mikeshë po shkonte drejt stacionit të autobusit për të dhënë një intervistë pune. I fundit që u takua me të ishte burri i motrës dhe më pas askush nuk mësoi diçka për Artemis.

Edhe pse u përpoqën ta telefononin, celulari i saj del i fikur. Disa dëshmitarë kanë treguar se hera e fundit që e kanë parë në rrugë ka qenë dita e hënë kur Artemis ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe fizike.

Ndërkohë grupi hetimor ka përqendruar hetimet tek shoqëria e vajzës.

Mediat greke thonë janë bërë të gjitha procedurat e nevojshme për të hapur llogaritë e 19-vjeçares dhe për të zbuluar me kë kishte folur dhe me kë kontaktoi herën e fundit para zhdukjes së saj, por ende nuk ka detaje rreth kësaj çështje.
Shtuar më 23/10/2020, ora 22:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori