Thirrja e dëshpëruar e gjirokastritëve: Na ndihmoni, uji po na merr shtëpitë
Ndërkohë që Vjosa është tërhequr dhe niveli i ujit thuhet se është ulur, banorët e një lagjeje në Gjirokastës kanë vënë alarmin.

Ata shprehin shqetësimin dhe frikën e tyre të madhe pasi shirat e rrëmbyeshëm që ranë këto ditë mund t’i shembin banesat.

Në një lidhje direkte për "Neës24" banorët e lagjes "Zinxhira" në kufi me Lazaratin raportojnë shqetësimin mbi prurjet e mëdha të përroit, i cili u ka përmbytur banasat, ndërkohë ata apelojnë për ndihmë.

“Jemi 13 pjesëtarë në familje. Jemi në rrezik nga prurjet e përriot. Po na merr shtëpitë para.

Na ndihmoni ju lutem, sepse ne nuk kemi si t’ja dalim.”, u shpreh një banorë e kësaj lagje.


“Ne kërkojmë ndihmë. Ju si media ju falenderojmë, por kërkojmë ndërhyrjen e shtetit.

Ne kemi marrë masa gjithmonë me mjetet rrethanore. Gjithçka e kemi bërë vet. Më shumë fuqi s’kemi. Duhet më shumë investim.”, tha ai. /albeu.com/

Shtuar më 03/12/2017, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori