Rezultat surprizë në kutinë e parë në bashkinë e Kolonjës, ja çfarë ndodh me votat

Ka nisur numërimi i votave në Bashkinë e Kolonjës. Kutia e parë ka prodhuar rezultat suprizë, pasi kryeson kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, E’them Lumani, i cili garon përballë kandidatit socialist, Erjon Isai.

Nga numërimi i fletëve të votimit të kutisë së parë rezulton se në E’them Lumani ka marrë 113 vota, kundrejt 52 votave që ka marrë Erjon Isai.


Shtuar 15.05.2023 00:16