Parashikimi i motit për datën 3 mars 2023

Moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash mesatare deri dhe të dendura kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Në Alpe dhe majat e maleve reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 2 deri 11°C, në zona e ulëta 2 deri 17°C dhe në zona bregdetare 6 deri 17°C./Albeu.com/


Shtuar 2.03.2023 23:56