Theu rregullat që vendosi vetë, PD kërkon dorëheqjen e Rakacollit
Partia Demokratike ka denoncuar sot shkeljen e kryetarës së komitetitekspertëve, Mira Rakacolli e cila nuk ka distancë nga personat e tjerë, duke thyer rregullat e vendosura nga vetë ata.

“Shkelin edhe rregullat që vetë predikojnë! Kjo është kryetarja e komitetitekspertëve, Mira Rakacolli në rresh të parë në një takim partie, bashkë me Elona Gjebrean, duke shkelur masat anti Covid që ka urdhëruar vetë! Pasi kuptuan se i nxorën bojën vetes, Gjebrea fshin foton! Pra ky është “reflektimi”, FSHEHJA, sic bëjnë për gjithçka.

E turpshme sesi qytetarët i mbysin në gjoba, opozitën e godasin, ndërsa vetë injorojnë ligjin! Ky është shteti që ka ndërtuar Edi Rama! Ky është modeli i tij! Për vete kulaçin, për qytetarët kërbaçin!

Minimalisht Mira Rakacolli sot duhej të ishte shkarkuar nga detyra! Eshtë e pafalshme që kryetarja e komitetitekspertëve për pandeminë Covid-19, të shkelë e para rregullat, për hir të partisë! Nëse një qytetar që shkel rregullat anti Covid gjobitet! Kur i shkelin këta, fshehin faktet duke fshirë fotot!

Ky model i pështirë nuk duhet duruar më! Më 25 Prill shqiptarët do zgjedhin qeverinë që u shërben, e jo atë që i gjobit ndërsa vetë është mbi ligjin! #25Prill#MePD”, shkruan Bardh Spahia.


Shtuar më 21/01/2021, ora 13:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori