Theu masën e arrestit duke lëvizur me armë, arrestohet i riu
Një 28 vjecar i cili ishte me arrest me burg, ka thyer masën e sigurisë dhe ka përfunduar sërish në pranga.

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Tauland Manaj (Beqiraj), 28 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i lartpërmendur është kapur në lagjen ”28 Nëntori”, duke qarkulluar me automjetin tip ”Benz”, ku posedonte një armë zjarri pistoletë pa leje, dy krehëra me 25 fishekë dhe një sasi lënde narkotike kanabisi.

Po ashtu ka rezultuar se ka thyer Urdhërin e Gjykatës së Apelit Vlorë e cila i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest shtëpie”, për veprën penale ”Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe ”Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, dy krehëra me 25 fishekë dhe automjeti tip ”Benz”.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ”Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe ”Prodhim,shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 278/2, 323 dhe 283 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2018, ora 20:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori