Theu arrestin e doli në lokal duke festuar? Reagon "Zogu i Tiranës"
Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si Zogu i Tiranës postoi video nganjë lokal i Tiranës, gjë e cila ngriti dyshime nëse ka fituar lirinë ose ka thyer masën e vendosur nga gjykata.

Por me anë të një reagimi në Facebook, Hermes Nikaj thotë se prej 6 muajsh e respekton masën e sigurisë dhe ndodhet në arrest shtëpie derisa të merret një vendim tjetër.

"Një sqarim për të gjithë ju, se po më pyesin pafund : A ke dalë, kur ke dalë?!

Prej 6 muajsh ndodhem në shtëpinë time me pa të drejtën për të lëvizur e punuar, pasi momentalisht jam i dënuar me "arrest shtëpie" deri në një vendim tjetër nga instancat.

Pa merak, jam shumë mirë!", shkroi Zogu i Tiranës duke shuar kështu të gjitha dyshimet. /albeu.com/

Shtuar më 22/10/2020, ora 21:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori