"Thesari", Idrizi: Të dorëhiqet Fullani
Pëlqej
Kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi inkurajoi sot Prokurorinë e Përgjithshme në zbardhjen e vjedhjes së Thesarit të Shtetit dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të çdo personi të implikuar në vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari.

“Gjithkush që me veprimet apo mos veprimet e tij cënon autoritetin, besimin dhe kredibilitetin e Bankës së Shpipërisë e aq me shume Guvernatori apo Keshilli Mbikqyrës që duhet të jenë garant të besueshmerisë së sistemit banker, duhet të dorëhiqet të paktën si akt moral. Si përgjegjësi ligjore inkurajomjë Prokurorin e përgjithshëm për të vënë para përgjegjësisë ligjore çdo person te implikuar”- tha për A1 Report Idrizi.

Shtuar më 13/08/2014, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori