Thërriti Rama Ik! Administratori i PS rreh fëmijën në Durrës (FOTO LAJM)

PD e Durrësit denoncon dhunimin e një fëmijë të mitur pranë një qendre votimi në zonën e Katundit të Ri.

PD publikon edhe foton e fëmijës dhe deklaron se ai është goditur nga kreu i njësisë administrative të Katundit të ri, Shaban Tafa, që i përket PS.

Por nga ana tjetër, Tafa në një komunikim telefonik thotë se ai ka parë dy fëmijë që donin t’i vinin zjarrin një qendre votimi dhe ai I ka larguar. Në këtë moment është sulmuar dhe goditur nga simpatizantë të PD-së.

Sipas Tafës, qëllimi i ndërhyrjes së tij ishte largimi i fëmijëve nga qendra e votimit.
Shtuar më 30/06/2019, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori