Plagoset gjyqtari Artan Gjermeni
UPDATE - Pas lajmit se është plagosur gjyqtari Artan Gjermeni, ka reaguar Policia e Shtetit përmes një komunikate për shtyp.

Policia bën me dije se shtetasi A.Gj u paraqit për mjekim në spitalin "Nënë Tereza" pasi ishte plagosur.

Sipas njoftimit, Gjermeni ka deklaruar se është plagosur aksidentalisht me llamarinë në shtëpi.

Megjithatë ka dyshime për deklaratën e Gjermenit dhe për këtë po hetohet.

20:25 - Gjyqtari Artan Gjermeni ka marrë katër plagë në trup pasi është plagosur nga persona ende të paidentifikuar.

Ai është dërguar menjëherë në spital, nga ku nuk ka pranuar për arsyet e plagosjes.

Sipas policisë, plagosja e gjyqtarit Gjermeni po hetohet në dy pista kryesore.

E para ka të bëjë me detyrën dhe e dyta me ndonjë konflikt personal të gjyqtarit.

Përpos policisë, edhe një prokuror ka shkuar ta vizitojë gjyqtarin. Ka dyshime se Gjermenit mund ti kenë bërë presion që të mos tregojë personat që e kanë plagosur.

Artan Gjermeni është gjykatës në Gjykatën e Tiranës prej më tepër se 10 vite. /Albeu.com/
Shtuar më 17/01/2016, ora 20:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori