Therret me thike drejtoresha e Entit per Rehabilitim ne Shkup
Albeu.com
Drejtoresha e Entit për rehabilitim në lagjen e Shkupit Kozle, Liljana Ugrinovska, sot është sulmuar dhe është therur me thikë nga kolegu i saj mjek M.L. (62), njofton MIA.Ugrinovska menjëherë pas sulmit është dërguar dhe është mbajtur për mjekim në Qendrën e Klinikave në Shkup. Ekipi i SPB-së Shkup kreu hetim në vendin e ngjarjes, ku është gjetur thika e cila do të dorëzohet për ekspertizë. M.L. është arrestuar, ndërsa policia po punon në konfirmimin e motivit dhe për ndriçimin e plotë të rastit. Kundër tij do të parashtrohet padia adekuate penale.
Shtuar më 19/05/2010, ora 14:44
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori