Theri italian, shqiptari befason në gjyq: Ka ndodhur vërtetë?!
Mediat italiane kanë raportuar mbi zhvillimet e fundit të krimit në restorantin "Pulcinella" në Montecarlo, ku një shtetas shqiptar, Ricard Nika, u arrestua pasi theri me thikë kolegun e tij Alfio Fallica.

Por, nga ana tjetër, shqiptari i cili ka dalë sot para seancës gjyqësore, u shfaq i turbulluar duke thënë: "Eshtë e vërtetë që ka ndodhur kjo që po më thonë?.

Avokati e ka pyetur nëse ai ka pasur ndonjë zënkë apo sherr me kolegun italian dhe shqiptari iu përgjigj "Jo, pse duhet të kisha. Absolutisht jo, ai ishte një njeri shumë i mirë dhe nuk ksiha asnjë me të".

Shqiptari prej vitesh jeton në komunën e Bordighera në rajonin e Liguarias në Itali e punonte si kuzhinier në Montecarlo.

Ende nuk dihet shkaku që e ka çuar shqiptarin në vrasje, për të cilën edhe akuzohet. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2017, ora 13:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori