Theri gruan me thikë, kapet shqiptari që tronditi britanikët
Një burrë me origjinë nga Shqipëria ka tronditur Britaninë e Madhe pasi vrau bashkëshorten e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin qershor të këtij viti, ndërsa mediet britanike raportojnë se autoritetet kanë rënë në gjurmët e vrasësit.

Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Fatos Xhepa, i cili është ndaluar tashmë nga policia. Ai qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij, 35-vjeçaren Safie Xheta.

Kjo e fundit u gjet e pajetë në banesën e saj, më 17 qershor. Ditën e sotme, vrasësi shqiptar ka dalë para trupës gjykuese në Oxford, duke pranuar identitetin e tij.
Shtuar më 12/07/2019, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori