Atentat me armë zjarri ndaj makinës në lëvizje (VIDEO)

Pasditen e së martës ka patur të shtëna me armë në fshatin Papër në Elbasan, ku një automjet është qëlluar në lëvizje.

Burime për Abc bëjnë me dije se nuk ka asnjë person të lënduar, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia e cila ka nisur hetimet.

Si pasojë e të shtënave ka patur vetëm xhama të thyer të mjetit.

Policia ka ngritur postblloqe në të dyja anët e rrugës që lidh Paprin me Elbasanin, pranë kryqëzimit të Cërrikut dhe po ushtron kontrolle ndaj të gjitha mjeteve./albeu.com/