Thellohet skandali, pas Ndocajt italiani përmend në denoncim edhe Ramën
Pas denoncimit është zbardhet dëshmia e italianit që denoncoi ish-deputetin Ndocajn.

Sipas tij ai ka takuar një italian në Milano dhe i ka premtuar që do ta ndihmojë për të fituar tenderin për shtrimin e tubave të TAP-it.

Për këtë gjë, sipas kallëzimit, deputeti me nofkën ”Kaubojsi” ka kërkuar 50 mijë euro, të cilat italiani thotë që ia ka dhënë 2 herë nga 25 mijë euro.

Por, duke qenë se nuk është bërë fare tender i tillë, italiani ndihet i mashtruar dhe ka bërë kallëzim, shkruan Fax news.

Italiani thotë në kallëzim që, me ndërmjetësimin e ”Kaubojsit”, kam takuar Edi Ramën dhe i kam përmendur tenderin e tubave të TAP-it. Rama i ka thënë që ”nuk merrem me këto pune, por komuniko me Ministrinë e Energjitikës”.

Ministër i Energjetikës, për kohën kur flitet ka qenë Damian Gjiknuri. /albeu.com/

Shtuar më 11/10/2017, ora 12:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori