Thellohet çështja, Tahiri ka udhëtuar edhe në Itali me makinën që u shiti Habilajve
Zbardhja e 1800 faqeve përgjimeve ka nxjerrë në pah detaje të reja në lidhje me përfshirjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në çështjen Habilaj.

Nga përgjimet e kryera, rezulton se Tahiri ka udhëtuar jashtë vendit gjashtë herë me audin A8.

ABC News thotë se burime kondenciale pohojnë se, rasti më tipik i përgjimeve është kur Tahiri, kthehet me ish-automjetin e tij nga Italia.

Nga përgjimet rezulton se, ish-ministri i Brendshëm kishte marrë në kthim makinën tip Audi A8 në qytetin e Romës. /albeu.com/



Shtuar më 21/11/2017, ora 16:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori