The Scotsman: Robertson kryenegociator i bisedimeve Prishtinë- Beograd
Pëlqej
Albeu.com
Sipas gazetës “The Scotsman”, Xhorxh Robertson, i cili ishte koordinatior i fushatës së bombardimeve më 1999, do të kthehet në Ballkan si paqebërës midis shqiptarëve dhe serbëve. Lordi Robertson, shkruan gazeta, do të jetë negocitori kryesor midis Prishtinës dhe Beogradit për të ardhmen e Kosovës e cila kërkon pavarësinë. Ambicia e tij është mbështetur nga Shqipëria por është kontestuar nga ana e Serbisë, thotë gazeta. “The Scotsman” shkruan se Kombet e Bashkuara do ta publikojnë gjatë ditës njoftimin se Lordi Robertson është pajtuar që të marr përsipër drejtimin e këtyre negociatave.
Gazeta shkruan se pavarësia e Kosovës mbështetet nga Britiania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa refuzohet nga ana e Serbisë dhe aleatit të saj, Rusisë. rtk
Shtuar më 17/05/2005, ora 14:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori