The New York Times: Zgjidhja për Kosovën, në favor të Shqiptarëve
Pëlqej
Albeu.com
Mundësia e një zgjidhjeje të imponuar nga bashkësia ndërkombëtare, në favor të shqiptarëve, duket gjithnjë më e realizueshme, shkruan gazeta e përditshme amerikane "The New York Times". Sipas saj, komentet që janë dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania, Franca, Rusia, Italia dhe Gjermania, të cilat përbëjnë Grupin e Kontaktit që mbikëqyr negociatat, kanë dhënë shenja se ka pak alternativa të tjera, përveç njohjes së vullnetit të popullsisë shumicë, që është pavarësia shtetërore. The New York Times" thekson se "dy muaj pas fillimit të negociatave në Vjenë, të dyja palët duket se po manovrojnë për ta ndryshuar realitetin në terren në mënyrë që të vendoset se a do të jetë Kosova e pavarur apo krahinë në Serbi". "Shqiptarët që përbëjnë mbi 90 për qind të popullsisë prej milionë banorësh të Kosovës duan pavarësi të plotë, ndërsa serbët brenda dhe jashtë Kosovës kërkojnë kthimin nën sundimin e Beogradit. Pas shumë pak përparimesh në fazën fillestare të bisedimeve, mundësia e një zgjidhjeje të imponuar nga bashkësia ndërkombëtare, në favor të shqiptarëve, duket gjithnjë më e realizueshme", thekson gazeta. Artikulli thekson se "Serbia gjithnjë e më tepër po ndërhynë në Kosovë duke financuar shërbime në enklavat serbe, duke ua dhënë pagat dhe duke i urdhëruar serbët të braktisin çdo lloj posti e page që kanë nga buxheti i Kosovës dhe i Kombeve të Bashkuara". "Ndonëse nuk priten kompromise nga palët në bisedimet që do të vazhdojnë në Vjenë më 4 maj, komentet të janë dhënë nga Grupi i Kontaktit, tregojnë se nuk ka alternativë tjetër përveçse njohjes së vullnetit të popullsisë shumicë, që është pavarësia", shkruan e përditshmja amerikane. G. Start
Shtuar më 18/04/2006, ora 10:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori