The Los Angeles Times : Kosova e pavarur do të pasojë Malin e Zi
Albeu.com
Analizave të këtyre ditëve për Kosovën ju bashkangjit edhe një tjetër e përditshme amerikane, The Los Angeles Times, e cila shkruan se Kosova së shpejti do t’i bashkëngjitet Malit të Zi në rrugën e pavarësisë.Analisti i njohur, Timothy Garton Ash profesor i studimeve evropiane në Universitetin e Oksfordit, shprehet për Malin e Zi se ju rikthye pavarësia që ka pasur në shekullin e kaluar. Ai shkruan se rishfaqja e Podgoricës në hartën politike evropiane është një humbje tjetër e projektit nacionalist për Serbinë e Madhe. “Kur Kosova do ta pasojë Malin e Zi me pavarësinë e saj, e këtë do ta bëj me siguri, atëherë Serbia do të mbetet krejtësisht e mbyllur dhe një humbëse e mavijosur në historinë evropiane”.Analisti Ash gjithashtu thotë se pavarësia e Malit të Zi njëkohësisht është edhe një humbje për disa vende perëndimore evropiane të cilat përpiqeshin të ruanin Jugosllavinë unike, nën sajesën Serbi e Mal i Zi që shpesh njihej dhe me nofkën Solania sipas arkitektit të saj, udhëheqësit evropian të politikës së jashtme, Havier Solana. Gazeta thekson se Solana frikësohej ndaj pavarësisë së Malit të Zi për faktin se kjo do të inkurajonte shqiptarët e Kosovës dhe serbët e Bosnjës të bëjnë të njejtën. Gazetës The Los Angeles Times del në konkluzionin se nëse popujt duan të shkurorëzohen brenda kufijve që kanë dhe në shtete funksionuese atëherë kjo duhet t’u mundësohet. E rëndësishme është që këtë ta bëjnë në mënyrë paqësore, kushtetuese dhe me mjete demokratike. Sepse, gjatë pesë vjetëve të fundit, çështja e pazgjidhur e statusit kushtetues dhe sovranitetit ka gjymtuar përpjekjet për reformë ekonomike dhe sociale në Serbi, Mal të Zi dhe në Kosovë, përfundon gazeta Amerikane. rtk
Shtuar më 02/06/2006, ora 12:37
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori