Terror për 15-vjeçarin shqiptar në Greqi, sulmohet me thikë nga tre persona

Një 15-vjeçar ka përjetuar momente terrori mbrëmjen e së premtes në sheshin Karamalaki në Agios Panteleimonas, në Greqi, kur është sulmuar nga tre persona.

Sipas mediave grele, tre personat ende të paidentifikuar e kanë kërcënuar me thikë 15-vjeçarin, duke i kërkuar që t’u jepte celularin.

Kur 15-vjeçari shqiptar ka shfaqur rezistencë, ata e kanë goditur me thikë në kofshë.

Pas plagosjes, 15-vjeçari është dërguar në spitalin e fëmijëve “Agjia Sofia”, ku i është dhënë ndihma e parë./albeu.com