"The Guardian" raport negativ për shqiptarët: Të parët që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Britani
Po rritet gjithnjë e më shumë numri i emigrantëve nga Shqipëria që kapen duke tentuar të hyjnë ilegalishtBritani të Madhe.

The Guaridan ka raportuar se shqiptarët mbajnë vendin e parë për të hyrë ilegalishtBritani, dukë lënë pas çdo kombësi tjetër, transmeton portali arbresh.info.

Në tre mujorin e parë të vitit 2016, janë arrestuar rreth 981 shqiptarë duke u përpjekur që të hyjnë ilegalishtë në Britani, duke shfrytëzuar edhe aeroportet.

Shqiptarët kanë lënë pas edhe afganistanezët (452 të arretuar), algjerianët (424 të arrestuar) dhe iranianët (384 të arrestuar).
Fillimi i krizës së refugjatëve në verën e vitit 2015 ka shënuar një rritje të numrit të iranianëve, sirianëve dhe irakianëve të cilët janë arrestuar në përpjekje për të hyrë ilegalishtBritani të Madhe.

Në tre mujorin e parë të vitit 2016, janë arretuar 122 iranianë, 31 sirianë dhe 21 irakianë. Shumica e emigrantëve u kapën para mbërritjes, por shifrat tregojnë se shumë të tjerë ia kanë dalë të hyjnë në Britani para se të zbuloheshin.

The Guardian thekson se Home Office nuk ka pranuar të japë detaje se sa nga ta kanë kërkuar azil./Albeu.com/
Shtuar më 08/02/2017, ora 18:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori