Hiqeshin si bletarë, policia shkatërron bandën e të “bardhës” që drejtohej nga shqiptari

Një bandë që trafikonte drogë është shkatërruar nga autoritetet italiane.

sipas mediave fqinje, policia italiane ka mundur të godasë një bandë italio-shqiptare, drejtuesi i së cilës ishte një shqiptar 41-vjeçar dhe në pranga kanë rënë 11 persona.

Operacioni është koduar “Mjalti i Bardhë”, pasi e bardha është ngjyra e kokainës ndërsa banda e fshihte trafikun me një bletari.

Agjentët inspektuan disa koshere me bletë në zonën e La Spezia sepse dëgjuan anëtarët e grupit të flisnin për drogën e ruajtur diku. Kështu kokaina u gjet në shtëpinë afër fushës me koshere bletësh.

Banda e trafikimit të drogës kishte marrë një shtëpi në zonën e Kinquale, e izoluar aq sa të ishte e qetë por e arritshme pa shumë vështirësi.

Në këtë shtëpi dy vajza prostituonin veten e tyre, por nga ana tjetër dyshohet edhe të kishin lidhje dashurore me anëtarët e grupit.

Është identifikuar se drejtuesi i grupit është një shqiptar 41-vjeçar, i cili është përgjuar në një moment kur me ndihmën e interpretuesve, organizon mënyrën për të marrë drogën. /albeu.com/


Shtuar 4.02.2020 14:37