Thaçi takon Metën: Shqipëria më afër BE-së se Kosova
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet për një vizitë në Tiranë ku ka takuar krerët institucionalë të vendit.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin tha të kenë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Thaçit:

Gjatë qëndrimit tim në Tiranë, zhvillova një takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin biseduam për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona.

Duhet vazhduar me shkëmbimin e përvojave ndërshtetërore, për të forcuar edhe më shumë demokracinë parlamentare si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Shqipëria ka bërë hapa përcaktues drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, derisa Kosova, pas MSA-së, pret liberalizimin e vizave dhe dinamikë të shtuar drejt anëtarësimit në BE.

Orientimi kah vlerat euroatlantike dhe perëndimore është njëra ndër të arriturat më strategjike të shqiptarëve në këtë shekull./Albeu.com/
Shtuar më 29/11/2016, ora 18:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori