Thaçi dhe Rama drekojnë në Prizren, ja çfarë do të flasin
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë seminarit të 93-të Rose Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Prishtinë, njoftoi se do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, takim i cili do t'i gëzojë të gjithë.

Sipas Thaçit, askush nuk ka ndonjë aspiratë për ndryshimin e kufijve me Shqipërinë, përkundrazi synojnë hapjen e kufijve sipas standardeve evropiane.

"Me Shqipërinë kemi raporte të shkëlqyera të bashkëpunimit institucional, para dy ditësh jam takuar me kryeministrin Rama, pasnesër do të kemi drekë me kryeministrin Rama në Prizren", njoftoi presidenti.

"Po ky bashkëpunim i yni duhet t'i gëzojë, sepse është bashkëpunim i standardeve dhe vlerave euroatlantike dhe në asnjë mënyrë nuk duhet shikuar me dyshim.

Ne nuk e kemi asnjë aspiratë as si Kosovë, as si Shqipëri ndryshimin e kufijve përkundrazi hapjen e kufijve sipas standardeve evropiane", ka shtuar Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2016, ora 10:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori