"Thahet" liqeni i Shkodrës, shfaq mrekullinë që kishte gllabëruar prej një shekulli

Pëlqej
Ulja e nivelit të ujit në liqenin e Shkodrës ka nxjerrë në sipërfaqe një anije avullore austro- hungareze që mendohet se i përket shekullit të 19-të.

Ky mjet lundrimi, që ka funksionuar me avull dhe është 20 metra e gjatë dhe 4 metra e gjerë, tregon se rreth 100 vjet më parë ujërat e liqenitShkodrës kanë qenë të lundrueshëm edhe nga mjete të mëdha.

Anija është ruajtur në gjendje të mirë nën ujë dhe i vetmi dëmtim që ka pësuar është në pjesën e poshtme, aty ku ka marrë edhe goditje nga një mjet shpërthyes, qe i ka shkaktuar edhe mbytjen. Por, kjo anije ndodhet prej vitesh nën pushtetin e barishteve dhe mbetjeve të tjera.

Prania e një avulloreje të tillë është një rast i rrallë e ndoshta unik në Ballkan. Sipas historianeve, në Itali janë disa që ruhen për turizëm. Anija avullore ushtarake që banorët e Shirokës e quajnë anija austriake, nuk është prekur asnjëherë prej tyre.

Ajo ruhet në ujërat e liqenit si diçka me vlerë për të cilën duhet të kujdesen organizmat përkatës për ta kthyer në një objekt të vizitueshëm dhe me vlera historike. /ShkodraNews/
Shtuar më 04/09/2017, ora 17:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori