Tani po lindin më shumë fëmijë binjakë se asnjëherë më parë, ekspertët tregojnë arsyet

Më shumë se asnjëherë më parë në botë janë duke lindur fëmijë binjakë, megjithatë sipas ekspertëve është arritur kulmi i ardhjes në jetë të tyre dhe numri tani mund të shkojë vetëm duke u ulur. Gati 1.6 milionë binjakë lindin në të gjithë globin çdo vit, afërsisht 1 në 42 fëmijë që vijnë në jetë janë binjakë. Shtatzënitë e vona dhe teknikat mjekësorë si IVF (teknologjia in vitro) kanë parë që lindja e tyre të rritet me 2/3 që nga vitet 80’. Sipas një studimi të revistës “Human Reproduction”, kulmi i numrit të binjakëve ka ardhur për shkak të rritjeve të mëdha të lindjeve të tyre gjatë këtyre 30 viteve, me 32% në Azi apo 71% në SHBA. Studiuesit morën të dhënat e ardhjes në jetë të tyre nga 165 shtete, që nga 2010 deri në 2015-ën, dhe i krahasuan ato me vitet 1980-1985. Numri i binjakëve për çdo 1 mijë lindje tani është më i lartë dhe në krahashim me disa vite më parë është rritur nga 9 binjakë për 1000 lindje në 12 për 1000 lindje.

Afrika dhe Azia mbulojnë rreth 80% të ardhjes në jetë të binjakëve në momentin që flasim. Në Afrikë numri i lartë i binjakëve vjen në fakt nga numri i lartë I binjakëve dyzigotikë, pra atyre që lindin nga dy vezë të ndryshme. Kjo vjen për shkak të diferencës në gjenetikë mes popullsisë afrikane dhe popujve të tjerë, thotë Christiaan Monden, autori i studimit që cituam më lartë. Megjithatë edhe numri i tyre në Europë, SHBA dhe Oqeani është drejt rritjes dhe teknologjia renditet si arsyeja kryesore. Kjo e fundit rrit mundësinë që të kesh një shtatzëni “të dyfishtë”, ndërsa rol luajnë gjithashtu: gratë që nisin familjet në moshë të madhe, rritja e përdorimit të kontraceptivëve dhe rënia e fertilitetit. Gjithsesi shtatzënia me binjakë konsiderohet e vështirë dhe lidhet me numrin e lartë të bebeve që nuk ja dalin të vijnë në jetë, duke dhënë probleme edhe tek nënat, prandaj numri i tyre në të ardhmen ka gjasa që të ulet sepse njerëzit nuk kanë dëshirë të rrezikojnë.

Studimi në fakt ka gjetur edhe disa numra shqetësues, teksa mësohet se në vendet me të ardhura të mesme dhe të ulta, shumë prej binjakëve humbasin jetën, ose njëri prej tyre nuk ja del dot të mbijetojë. Teksa numrat e vendeve perëndimore për fëmijët binjakë janë duke arritur ato të Afrikës, numrat e mbijetesës mes tyre ndryshojnë shumë, me vendet afrikane që humbasin gati 200 mijë binjakë çdo vit. Ndërkohë që një rol në numrin e madh të tyre edhe për disa vite do të kenë vende si Azia dhe India, ku po ashtu ka një rritje të konsiderueshme.


Shtuar 18.03.2021 14:58