Thaçi, Veseli, Krasniqi janë arrestuar në Hagë
Disa orë pas nisjes për në Hagë, Presidenti Hashim Thaçi u arrestua dhe po mbahet në dhomat e paraburgimit.

Lajmin e bën të ditur BBC, sipas së cilës edhe ish-drejtuesit e tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë arrestuar gjithashtu.

Gjykata Speciale e Hagës ka publikuar dhe akt-akuzat për të cilat këto figura politike akuzohen.

Sipas saj, ata do të hetohen për 100 vrasje të kryera gjatë luftës së Kosovës dhe Serbisë në vitet 1998-1999.

Prokuroria e Specializuar në Hagë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty, shkruan oranews.

Ish-presidenti Thaçi, ish kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi si dhe deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi udhëtuar pasditen e sotme drejt Hagës me një avion ushtarak.
Shtuar më 05/11/2020, ora 23:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori