Thaci: Vendimi i GJND-se do mbeshtese Kosoven
Albeu.com
Kryeministri Hashim Thaci, duke folur në samitin e Kroacisë, ka shprehur besimin e tij se vendimi i GJND-së do të jetë në mbështetje të drejtës së Kosovës për liri dhe pavarësi.“Opinioni i GJND-së për shpalljen e pavarësisë do të konfirmojë dhe qartësojë të drejtën legjitime të popullit të Kosovës për të jetuar i lirë dhe i pavarur pas gjithë asaj që ka ndodhur”, ka deklaruar Thaci. Kryeministri ka theksuar se pas këtij vendimi Kosovën e presin njohje të reja, por ka shprehur dyshimet e tij që një gjë e tillë do të mund të bëhet edhe nga Serbia. Duke komentuar situatën pas pavarësisë, Thaçi ka shtuar se në Kosovë janë vendosur themelet e një ekonomie të hapur, me treg të lirë dhe konkurrencë.
Shtuar më 10/07/2010, ora 17:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori