Thaci: tani Kosova vendos vet, jo te tjeret
Pëlqej
Albeu.com
“Dua te theksoj se ka përfunduar koha kur është vendosur për Kosovën, pa Kosovën. Kosova nuk do te ndryshoje qëndrim, ato pika duhet te ndryshojnë. Ne kemi qëndrim shtetëror, i cili do te respektohet deri ne fund”, theksoi Thaci.Kryeministri i Kosovës ka vizituar sot fshatin Vinarç, nga ku ka theksuar edhe një herë tjetër qëndrimin e pandryshueshëm të Prishtinës zyrtare për planin gjashtë pikësh të propozuar nga sekretari i Kombeve të Bashkuara Ban ki Moon, ku ka nënvizuar përballë ndërkombëtareve, Kosova do dalë si një shtet.

“Dua te theksoj se ka përfunduar koha kur është vendosur për Kosovën, pa Kosovën. Kosova nuk do te ndryshoje qëndrim, ato pika duhet te ndryshojnë. Ne kemi qëndrim shtetëror, i cili do te respektohet deri ne fund”, theksoi Thaçi pas përurimit te rruge së re që lidh këtë fshat me qytetin e Mitrovicës.

Thaçi shtoi se planet e qeverise së Republikës se Kosovës, projektet e institucioneve shtetërore nuk ndërlidhen me projektet e errëta te Beogradit për Kosovën. “Ne kemi projekte zhvillimi, projekte progresi, projekte qe hapin perspektive për shtetasit tanë”-deklaroi Thaçi.
Kryeministri kosovar tha gjithashtu se do vazhdoje të punojë besnikërisht me ndërkombëtaret për një Kosove demokratike dhe multi etnike.

“Nuk do të ketë me zona ku do te jetojë vetëm një etni, e qe është e ndaluar për një etni tjetër. Ne Kosove do të këtë lëvizje të lirë dhe siguri për te jetuar çdo qytetar ku dëshiron të jetojë, prandaj duhet të kemi një projekt të ri, qe do të prezantohet së shpejti”-tha Thaçi.
Shtuar më 16/11/2008, ora 23:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori