Thaci takohet me ministrin e brendshem
Albeu.com
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, zhvilloi sot një takim me kryeprokurorin, ministrin e brendshëm dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të policisë së Kosovës, me të cilët bisedooi për rendin e sigurinë, sundimin e ligjit dhe angazhimet e qeverisë së Kosovës.Në takim kryeministri Thaçi theksoi se institucionet e Kosovës po përballen sot dhe do të përballen edhe në të ardhmen me fenomenet në të cilat, qeveria duhet të marrë rolin udhëheqës që i takon.

Në këtë drejtim, u shpreh ai, unë kam shprehur qëndrimin tim me të gjitha autoritetet dhe vlerësoj se është kruciale në suksesin e institucioneve, bënë progresin fushën e rendit e ligjit, ndërtimit të demokracisë të perspektivës euroatlantike që të punojnë ngushtë të gjitha institucionet dhe të kenë përkrahjen e plotë. E kam potencuar se institucionet e Kosovës do ta udhëheqin edhe luftën apo betejën kundër korrupsionit krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive. Prandaj bashëkpunimi me EULEX-in dhe mekanizmat tjerë do të jetë i ngushtë. Jam i bindur se edhe këtë betejë do ta fitojmë. Institucionet e Kosovës kanë ndërtuar dhe po fuqizojnë kapacitetin e vet për të udhëhequr luftën betejën kundër fenomeneve negative, korrupsionit e krimit të organizuar dhe të gjitha devijimeve që mund të paraqiten. Kam diskutuar shumë hapur edhe me kryeprokurorin, MPB dhe shefin e policisë dhe e çmoj shumë vendosmërinë e tyre që toleranca ndaj korrupsionit të vazhdojë të jetë 0. Unë do të vazhdoj të jem udhëheqës i kësaj beteje me mbështetje të plotë nga të gjitha institucionet e Kosovës. Pra që beteja kundër korrupsionit e krimit të organizuar të udhëhiqet nga institucionet e Kosovës. Kemi ndërtuar kapacitetet e plota. Kemi mundësi aftësi për tu përballur me këtë të keqe... faleminderit për gjithë këtë përkushtim dhe këtë vendosmëri të gjitha autoritetet relevante dhe të gjithë mekanizmat për përgjegjësitë e tyre kushtetuese e ligjore, u shpreh kryeministri Thaçi.
Shtuar më 31/05/2010, ora 20:46
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori