Thaçi: Takimi me Vuçiç, i shkurtër por më i rëndi në këto 6 vite
Pëlqej
Pas takimit të delegacionit kosovar me Federica Mogherinin, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar homologun serb Aleksandër Vuçiç.

Pas takimit ai ka thënë se ka qenë i shkurtër por më i rëndikëto 6 vitet e fundit duke ngjallur dilema pse ishte kaq i rëndë.

"Ka qenë takim i shkurtër, jo i lehtë dhe më i rëndi prej këto që kemi zhvilluar këto 6 vitet e fundit. Do të punojmë që të arrijmë marrëveshjen përfundimtare. Unë shoh dritë në fund të tunelit edhe pse është e vështirë se Serbia ende e konsideron Kosovën si të sajën. Duhet të arrihet një marrëveshje si vende sovrane që hap prespektivën euro-atlantike." ka thënë Thaçi.


Shtuar më 18/07/2018, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori