Thaci: Serbia te distancohet nga aktet e dhunes
Albeu.com
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i ka bërë sërish thirrje Serbisë që të distancohet nga aktet e dhunës. “Është në interesin e të gjithëve që Beogradi të largohet dhe të distancohet nga inspirimi i dhunës dhe njerëzve të dhunës në ...... këtë pjesë të territorit tonë”, ka deklaruar Thaçi. Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë kryeministri Thaçi ka theksuar se cilido që të jetë vendimi i GJND-së, për Kosovën do të ketë vetëm konsolidim të shtetit të saj. “Çështja e statusit është mbyllur njëherë e përgjithmonë. Njohjet do të vazhdojnë dhe integriteti territorial i Kosovës do të mbetet i pacënueshëm”, ka shtuar Thaçi.
Shtuar më 07/07/2010, ora 18:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori