Thaci: Serbia duhet ta njohe Kosoven nese synon Evropen
Albeu.com
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se kurrë nuk do të ketë negociata të reja për statusin. Ai ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se nuk ka kthim prapa.
Kryeministri Thaçi ka thënë se Prishtina e ka përmbyllur diskutimin për statusin gjatë pothuajse tri viteve negocimi me Beogradin. “Integriteti territorial i Kosovës është i pacënueshëm dhe i njohur ndërkombëtarisht. Ndarja është një ëndërr e keqe e Sllodoban Millosheviqit, i cili ende jeton në disa qarqe në Beograd”, ka thënë kryeministri i Kosovës për të përjavshmen e Beogradit NIN.
Shtuar më 01/07/2010, ora 10:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori