Thaci: Refet Elmazi mbetet anetare i PDSH-se
Albeu.com
Refet Elmazi mbetet anëtarë i PDSH-së, është kuadër i rëndësishëm për partinë edhe pse është dorëhequr nga postet që ka ushtruar brenda PDSH-së, ka deklaruar kryetari i kësaj partie Menduh Thaçi, pas takimit që ka ...... realizuar sot në Tetovë me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Refet Elmazi është shumë i rëndësishëm në kuadër të PDSH-së, natyrisht ka dhënë kontribute shumë të mëdha, ka dhënë kontribute edhe për çështjen kombëtare. Opinioni e din se ai ka pasur edhe vuajtje nëpër burgjet e Maqedonisë shkaku i veprimtarisë së tij kombëtare. Erdhëm në një përfundim të përbashkët se kontributi i tij ndoshta do jetë më i madh si anëtarë i kësaj partie. Lëshimi i posteve është një shembull i mirë për reformë dhe për hapje dyer të angazhimit të njerëzve të rinj dhe moshave të reja”, deklaroi Mendu Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Takimi Thaçi - Haradinaj në Tetovë ka qenë i rregullt. Janë këmbyer mendime për zhvillimet politike në dy vendet.
“Kuptohet ne nga Kosova i dëshirojmë suksese Maqedonisë qytetarëve të Maqedonisë, dhe jemi të gëzuar për marrëdhëniet që kanë ecur mes dy vendeve por natyrshëm presim që të përmirësohet pozita e qytetarëve të këtij vendi se pse është interesi ynë, jemi fqinjë”, deklaroi Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së.
“Bashkëbiseduam për shumë tema, unë i shpreha brengosjet tona për bllokimin e proceseve integruese që i ndodhin Maqedonisë, për krizën ekonomike e cila vepron në Maqedoni, bashkërisht u pajtuam se dialogu i vërtetë është mënyra e vetme apo rruga për ti zgjidh këto mosmarrëveshje”, tha Mendu Thaçi – kryetar i PDSH-së.

Thaçi me këtë rast ka paralajmëruar se në rrjedhë e sipër është freskimi i partisë së tij me kaudro të reja duke mos përmendur emra konkret. (Bashkim Sulejmani, alsat-m)
Shtuar më 05/01/2010, ora 22:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori