Thaçi: Pavarësia nesër të festohet me dinjitet
Albeu.com
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nesër ka konfirmuar se përfundimisht do të ndodhë shpallja e pavarësisë dhe se ai ka ftuar qytetarët që të festojnë në mënyrë dinjitoze dhe të qetë.Kryeministri Thaçi këto komente i bëri pas një takimi me përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Prishtinë.
“ Si institucione dhe komunitete fetare dërgojmë mesazhin që të kemi festim dinjitoz nga qytetarët e Kosovës në ditën e shpalljes së pavarësisë, në ditën e madhe, në ditën historike, në ditën e sakrificës të respektimit të përpjekjeve njëshekullore të popullit tonë, në ditën e kurorëzimit të kësaj përpjekje, në ditën meritore të Kosovës dhe në ditën e falënderimit”, deklaroi Thaçi.
Ai theksoi se vizita e delegacionit serb në Kosovë nuk do të ketë kurrfarë ndikimi dhe institucionet e vendit do të punojë sipas agjendës së paraparë.
Shtuar më 16/02/2008, ora 21:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori