Thaci: Nuk kam pse te takohem me Ivanovin
Albeu.com
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, deklaron se nuk ka ndër mend të takohet me presidentin Gjorgje Ivanov. Drejtuesi i PDSH-së e merr këtë vendim pasi partia e tij nuk e pranon si legjitim presidentin e sapozgjedhur.“Ivanov është president vetëm i maqedonasve dhe i familjeve Selmani e Ahmeti. Shqiptarët këtë herë e deligjitimuan këtë institucion, dhe politika e tyre tregoi se ka papajtueshmëri të madhe me mënyrën se si udhëhiqet shteti”, deklaroi Thaçi gjatë një mbledhjes së kuvendit të PDSH-së.

Akuzat e Thaçit shkuan më tej, duke deklaruar se qeveria dhe presidenti i ri i Maqedonisë kanë një politikë anti-NATO dhe anti-shqiptare.
Shtuar më 27/04/2009, ora 16:55
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori