Thaci: Nuk i detyrojme serbet me dhune te integrohen
Albeu.com
Kosova nuk do t’i detyrojë serbët në veri që të integrohen, por do të synojë t’i nxitë që të bëhen pjesë e shtetit përmes stimuleve dhe investimeve, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
“Nuk do të ketë dhunë apo veprime të njëanshme, por vetëm dialog dhe bashkëpunim”, tha ai për agjencinë Reuters. “Gjithçka do të koordinohet me bashkësinë ndërkombëtare, NATO-n dhe institucionet tjera ekonomike”, ka shtuar kreu i ekzekutivit kosovar. Ai gjithashtu e ka mirëpritur thirrjen e djeshme të përfaqësuesit të BE-së, Piter Feith, për të hequr zyrtarët e korruptuar nga pozitat e larta të qeverisë së Kosovës. “Është një sëmundje që e kemi trashëguar. Nuk do të ketë kompromise, kudo që ka korrupcion, ai do të luftohet”, ka thënë Thaçi.
Shtuar më 09/03/2010, ora 23:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori