Thaci ngushellon familjen e Xhelil Pajazitit
Albeu.com
Kryeministri Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Pajaziti, me rastin e ndërrimit të jetës së anëtarit të KQZ-së dhe veprimtarit të shquar të PDK-së, Xhelil Pajazit.
Në telegram thuhet: “Duke rrjedhë nga një familje atdhetare, si vëlla i Kadri Zekës, veprimtarit të devotshëm të çështje kombëtare, jeta dhe aktiviteti i Xhelil Pajazitit që në kohët më të vështira që kaloi populli ynë e deri në periudhën e shtetndërtimit, ishte e tëra në funksion të lirisë, të pavarësisë, të demokracisë dhe ndërtimit të institucioneve stabile kosovare”.
Shtuar më 07/02/2010, ora 19:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori