E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Thaçi nesër në Tiranë
Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi do të niset nesër për në Tiranë për të marrë çmimin "Doktor Honoris Causa".

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Thaçi përmes Facebook.

Ja çfarë shkruan Hashim Thaçi

Falënderoj Universitetin publik të Tiranës për nderimin e madh që ma kanë bërë duke më ndarë cmimin Doctor Honoris Causa që do ta marr në Tiranë këtë të hënë gjatë vizitës sime bilaterale Shqipërisë.

Këtë doktoraturë honorifike me motivacion lirinë una ia dedikoj bashkëluftëtarëve të mi të rënë në luftë.

Ne të gjithë përulemi me nderim para veprës së atyre që nuk kursyen as jetën për lirine. Atyre u takojnë lëvdatat më të mëdha, sikurse thotë poeti ynë kombëtar Gjergj Fishta në vargjet e tija:

"e dersa' t' ketë n' detë ujë e ranë,
der' sa t'shndërisin diellë e hanë,
ata kurr mos u harrojshin,
n'kangë e n'valle veç u këndojshin." HTH

Shtuar më 11/01/2015, ora 15:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori