Një karantinë si e Florian Agalliut, moderatori ndan videot plot të qeshura me vajzën (VIDEO)

Moderatori i njohur, Florian Agalliu ka ndarë gjatë këtyre ditëve videot më të bukura pranë dashurisë së tij më të madhe, vajzës së quajtur Mia.

Edhe pak më parë ai ka publikuar një tjetër moment plot të qeshura ku duket se është duke u argëtuar me vogëlushen.

“T’i bësh kokën e tani të lë targën..Kurrë nuk e vura dot kapelen”, ka shkruar Flori krah postimit të fundit në ‘Instagram’.

Në të nuk kanë munguar komentet e ndryshme, ndër të cilat kanë rënë në sy ato që theksonin se Flori dhe Mia janë një dyshe fantastike.


Shtuar 1.04.2020 21:28