Thaçi nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Me motivacionin për kontributin e shquar, reformat e thella në lirinë e vendit si dhe zhvillimin social dhe ekonomik të Kosovës si dhe kontributit ndërkombëtar, Hashim Thaçi është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa”. Zv/Kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës.

Në ceremoni kanë qënë të pranishëm kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ministrja e Arsimit dhe e Sporteve të Shqipërisë Lindita Nikolla, ish-kryeministri Pandeli Majko, kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, pedagogë e studentë etj.

Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, duke i'u referuar marshimit të djeshëm në Paris, roli dhe shembulli që kanë dhënë shqiptarët në arenën ndërkombëtare ishte shumë i madh, për tolerancën dhe harmoninë fetare.

“Dua të konfirmoj se Universiteti i Tiranës ka marrëveshje bashkëpunimi me Kosovën, për lëvizjen e studentëve nga trojet në Shqipëri, shkëmbimet, etj’, tha Kule. Ndërsa nga ana e tij, zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh se “marrja e këtij titulli është një mirënjohje e thellë dhe nderim pasi liria gjëndet e mbrojtur sidomos në ambjentet e universitetit”. Ai shtoi se “përveçse kam lidhje shpirtërore me Shqipërinë, tanimë do të kem dhe lidhje formale me të, që konsiston dhe në marrjen e këtij titulli”. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2015, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori