Thaci: Mungesa e ligjit ne veri, i ka kushtuar Kosoves
Albeu.com
“Mungesa e ligjshmërisë në veri shtetit të Kosovë i ka kushtuar humbje të mëdha, si në aspektin politik dhe atë financiar”, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në Vjenë.
Ai ka theksuar angazhimin e qeverisë që drejton për zbatimin e planit për integrimin e veriut, pavarësisht ekzistimit të qasjeve të ndryshme ndaj planit në fjalë. “Do të jemi të kujdesshëm dhe të durueshëm, por përfundimisht të vendosur për rendin dhe ligjin në Veri të Kosovës ashtu siç e parashikon Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Plani Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës dhe Rezoluta 1244 e KS të OKB-së”, tha Thaçi. Kryeministri i Kosovës ka folur për përparimin e shënuar në Kosovë, por dhe problemet në takimin e Grupit Ndërkombëtar për Kosovën në Vjenë.
Shtuar më 08/02/2010, ora 22:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori