Thaci mbeshtete veprimet anti-korrupsion te Task forces
Albeu.com
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mbështetë fuqishëm veprimet e Task forcës së përbashkët anti-korrupsion, të krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, thuhet në një komunikatë të Qeverisë.
Sipas komunikatës, kryeministri Thaçi vlerëson se këto veprime janë në përputhshmëri të plotë me përkushtimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.
Me moton “Zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Qeveria është e vendosur të vazhdojë përkushtimet e veta në luftë të pakompromis ndaj këtyre dukurive negative.
Në këtë kuadër, janë edhe angazhimet dhe nisma për hartimin dhe miratimin e Ligjit Anti-mafia, me qëllim të parandalimit dhe goditjes së korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Me këtë rast, kryeministri Thaçi fton edhe njëherë të gjithë qytetarët, partitë politike, autoritetet lokale, mediat, organizatat joqeveritare dhe të gjithë organizmat tjerë për mbështetje të plotë të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, dukuri këto të toleruara 11 vite me radhë në Kosovë.
Vetëm suksesi i plotë në këtë luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar garanton funksionimin e shtetit demokratik, qeverisjen e mirë, efikase dhe efektive, mirëqenien e qytetarëve dhe integrimin e plotë të Republikës së Kosovës në BE dhe në NATO – thekson kryeministri Thaçi.
Shtuar më 15/07/2010, ora 22:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori