Koronavirusi, Manchester United nuk e lejon Ighalon të shkojë në stërvitje

Blerja më e re e Manchester United ende nuk ka nisur të stërvitet normalishtme grupin. Ighalo po stërvitet i veçaur si masë parandaluese duke ditur se ai ka ardhur nga Kina.

30-vjeçari pritet të udhëtojë me skuadrën e Unitedit për ndeshjen e së hënës kundër Chelseat.

BBC merr vesh se Ighalo është duke u stërvitor me ndihmën e klubit duke e përdorur një program të personalizuar të fitnesit, në mënyrë që të jetë gati për ndeshjen ndaj Chelseat në Premierligë.

Ai është duke e bërë këtë në qendër të qytetit, në Qendrën Nacionale të Taekëondos, pranë banesës ku është duke jetuar ai tash e 11 ditë që prej ardhjes në Angli.

Ighalo i është bashkuar Unitedit në formë huazimi deri në fund të sezonit nga klubi i Superligës kineze, Shanghai Shenhua


Shtuar 13.02.2020 09:45