Thaci: Kosova do te jete fituese edhe ne OKB
Albeu.com
Kosova do të jetë fituese edhe në OKB nqse Serbia do ta ngrejë çështjen edhe atje. Kështu është shprehur Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë duke theksuar edhe njëherë se pavarësisë së mbikqyrur i ka ardhur fundi.
Sipas tij Kosova do të jetë e përgatitur shkëlqyeshëm edhe për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nëse çështja ngrihet atje duke shtuar se rezultati i Kosovës do të jetë i njëjtë me atë të GJND-së, ku Kosova fitoi në përballje me Serbinë.

"Tani Kosova, është futur në një kapitull të ri, ai i integrimeve në BE. Suksesi i GJND-së i takon, qeverisë, diplomacisë kosovare por edhe qytetarëve të vendit. Ne presin njohje të reja nga vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë dhe falënderoj këto vende për përkrahjen që i kanë dhënë mendimit pozitiv për GJND" theksoi Thaçi.

Më tej kryeministri Thaçi theksoi se GJND-ja, e detyron qeverinë për të kryer edhe një punë që ka mbetur përgjysmë, ajo e veriut të Mitrovicës. Sipas tij, shumë shpejt, në këtë pjesë do të hapet edhe gjykata, ndërkohë që pritet të themelohet edhe komuna e re e Mitrovicës.
Shtuar më 28/07/2010, ora 16:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori