Takimi me Vuçiç në Moldavi, Rama: T’i jepet fund absurdit kërcënues, konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike

Ndërsa ndodhet në Takimin e Komunitetit Politik Europian, në Moldavi, kryeministri Edi Rama ka postuar një video në Facebook, ku shihet duke diskutuar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.

Rama shprehet se duhet t’i jepet fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë, ndërsa në takim shihet dhe presidentja e KE, Ursula Von der Leyen, Mark Rutte dhe disa zyrtarë të tjerë europianë.

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, shkruan Rama./albeu.com


Shtuar 1.06.2023 12:35