Thaci: Jo lufte politike, por lufte te shtetit maqedonas
Albeu.com
Në Maqedoni nuk ka luftë politike demokratike mes partive të shqiptarëve, por bëhet fjalë për luftë të institucioneve shtetërore, të shtetit të sllavomaqedonasve kundër opsionit shqiptar, ka deklaruar kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi.Sipas tij kjo urgjentisht duhet të ndalet, për shkak se nëse vazhdon kështu humbet kuptimi i demokracisë në Maqedoni.Kreu i PDSH-së hodhi kritika të ashpra ndaj Qeverisë, duke e akuzuar se po bllokon proceset integruese, po shkatërron deri në fund të Marrëveshjes së Ohrit dhe nuk po ballafaqohet me me krizën ekonomike.

Ai shtoi se koalicioni mes PDSH-së dhe LSDM-së është temë virtuale, sepse, siç tha, të dy partitë nuk kanë gjëra natyrore për koalicionim. "Dëshirohet të fshehet një turp i madh që po ndodh momentalisht, e ai quhet koalicioni VMRO-DPMNE - BDI. Një është e saktë, asnjëherë nuk do të ketë koalicion PDSH - VMRO-DPMNE derisa është kjo udhëheqësi e VMRO-DPMNE-së", shtoi lideri i PDSH-së. (ina/start)
Shtuar më 08/05/2009, ora 16:36
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori