Thaci: Imazhi i shtetit ndertohet duke luftuar korrupsionin
Albeu.com
Arrestimin e Ilir Tolajt Kryeministri Hashim Thaçi e ka cilësuar të martën si fillim të suksesshëm ndaj luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Dëshiroj të theksoj se përgjegjësia është individuale e secilit. Unë do të ...... respektojë dhe do të punojë maksimalisht në moton zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar kudo dhe ndaj kushdo qoftë”, ka thënë Thaçi.

Ai nuk është i shqetësuar nëse ky rast i arrestimit të një pjesëtari të qeverisë së tij mund ta dëmtojë imazhin.

“Imazhi i shtetit të Kosovës ndërtohet duke e luftuar korrupsionin. Prandaj po ndodhë lufta kundër korrupsionit, e cila nuk do të jetë e lehtë dhe nuk do të jetë e shkurtët. Do të jetë me vështirësi, e gjatë, por me sukses të plotë. Për këtë i garantoj gjithë qytetarët”, tha ai.

I pyetur se deri kur do të tolerojë që brenda kabinetit të tij qeveritar do të lejohen të punojnë njerëz të dyshuar për krim dhe korrupsion, Thaçi tha se nuk duhet përzier politika me drejtësinë.

“Objektiva ime edhe në fjalimin drejtuar Kombit para një muaji është vendosmëria e plotë që të jemi në ballë të luftës ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe ndaj gjitha dukurive negative. Në këtë drejtim nuk do të ketë asnjë kompromis”, ka thënë Thaçi.
Shtuar më 13/07/2010, ora 13:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori